Festivali i çuditshëm në Indi – Pas përfundimit të Diwali-t, festuesit hidhen mes vete me jashtëqitje lope

Një festival që shumica e botës nuk e kupton dhe nuk do të donte të ishte pjesë e tij, indianët e vlerësojnë shumë.

Fun

09/11/2021 15:26

Diwali është festa më e rëndësishme për besimtarët hindu, dhe festohet çdo vit me 4 nëntor, shkruan lajmi.net.

Kjo festë ndryshe njihet si festivali i dritave, dhe festohet pasi të përfundojnë të korrat. Mirëpo pas festës, ekziston edhe një traditë e çuditshme, që për shumicën e botës cilësohet si e shpifur!

Festuesit e shënojnë përfundimin e festivalit fetarë duke u hedhur mes vete me jashtëqitje të lopës. Si fillim, turma e festuesve rrethoni shtëpitë në rrethinë për të mbledhur jashtëqitjet e lopëve që gjinden rreth e rrotull.

Pasi të kenë mbledhur jashtëqitjet, ata e bartin jashtëqitjen me traktor dhe bekohet nga një prift, dhe më pas ajo hidhet në një zonë të hapur ku do të mbahet rituali.

Pasi të ketë mbaruar ky proces, ata do të fillojnë të hidhen mes vete me jashtëqitje, njësoj si me topa bore. Ata besojnë se çfarëdo që prodhon lopa është e shenjtë, përfshirë dhe jashtëqitjen.

Ky ritual besohet të jetë rreth 100 vjeç i vjetër. Çdo vit, festuesit mund t’i gjeni të mbuluar në jashtëqitje kokë e këmbë.

Ata besojnë se ky ritual do të pastroj trupin dhe shpirtin e tyre dhe t’i ruaj nga sëmundjet. /Lajmi.net/