“Festa e Muzikës” të martën në Prishtinë
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, Aleancën Franceze, Culture for All – Phase III dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme organizon koncerte për të shënuar “Festen e Muzikës” të martën me 21 qershor duke fillua nga ora 10:00 deri në orën 00:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
ShowBiz
Organizimi i këtij manifestimi bëhet në partneritet me krijuesit dhe interpretuesit vendorë dhe të huaj të cilët do të ftohen të performojnë zhanre të ndryshme të muzikës.
“Fête de la Musique” e njohur si “Dita Botërore e Muzikës”, është festival vjetor i muzikës që zhvillohet në mbarë botën më datë 21 qershor, në ditën e parë të verës.
Kjo festë ka fillua në vitin 1982 nga Ministri Francez i Kulturës Jack Lang. Tani ka fillua të behet festë tradicionale edhe në Prishtinë./ Lajmi.net