Serbët bllokuan dje rrugët në Bujanoc reagon Lutfiu: Tentuan të futen edhe në komunë, shteti i motivon huliganët
Festa e Krishtlindjeve Ortodokse shkaktoi ‘kaos’ në rrugët e qytetit të Bujanocit. Kjo është bërë e ditur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili tha se serbët lokal bllokuan rrugët kryesore të qytetit të Bujanocit gjatë festimeve të tyre për festat ortodokse, transmeton lajmi.net. “Gjatë ditës së djeshme serbët lokal e bllokuan…
Lajme
Festa e Krishtlindjeve Ortodokse shkaktoi ‘kaos’ në rrugët e qytetit të Bujanocit.
Kjo është bërë e ditur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili tha se serbët lokal bllokuan rrugët kryesore të qytetit të Bujanocit gjatë festimeve të tyre për festat ortodokse, transmeton lajmi.net.
“Gjatë ditës së djeshme serbët lokal e bllokuan rrugën kryesore të qytetit të Bujanocit për të “festuar” festën e tyre, madje nga videot e publikuara shihet se ata dëshironin të hynin në Komunë, si bandit”, shkruan ai.
Lutfiu tutje potencon edhe rastet kur shqiptarët janë dënuar për festën e flamurit në një paradë të organizuar në qendër të qytetit.
“Vitin e kaluar janë dënuar motoristat shqiptarë të Komunës së Bujanocit për shkak që me rastin e 28 nëntorit bën një paradë në qendër të qytetit”, ka shkruar ai.
Ish koordinatori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc thotë se ky është presion e trysni ndaj qytetarëve shqiptarë në qytetin e Bujanocit.
“Pak ditë më parë u ftova në stacionin policor për të dhënë intervistë lidhur me “uzurpimin e pronës publike”(vendosjen e dy bilbordeve të protestës së organizuar në Bujanoc). Kësaj nuk mund t’i thuhet ndryshe pos, zullum. Të gjithë bashkëqytetarëve tanë që e festuan me maturi festën e Krishtlindjeve ortodokse, ja uroj festën. Shëndet e mbarësi”, shkruhet tutje në postimin e Nevzad Lutfiut.
Reagimi i plotë: