Ferrari i rrallë që mund të shitet në ankand për miliona euro

Vetëm katër makina të tilla ekzistojnë në tërë botën.

Auto & Tek

16/07/2019 08:50

Muajin që vjen do të zhvillohet Java e Veturave Monterey në Kaliforni të SHBA-ve, transmeton lajmi.net.

Në mesin e veturave që do prezantohen në këtë event do jetë edhe ‘Ferrari 250 GT Series 1 Cabriolet’, i prodhuar më 1958-ën, që pritet të shitet disa milionë euro.

Pronarin e parë, kjo makinë e ka pasur aktorin Prince Alessandro “Dado” Ruspoli nga Roma.

Me këtë makinë, Dado ka shetitur personazhe të famshme si Salvador Dali, Brigitte Bardor dhe Pablo Picasso. /Lajmi.net/