Ferrari do befasojë të gjithë me këtë risi që do sjellë pas 2025-ës
Kompania prodhuese italiane e veturave 'Ferrari' do jetë ndër firmat e para, modelet e së cilës do kalojnë në sistem tërësisht elektrik. Viti kur do të ndodh kjo do jetë 2025-a.

Auto & Tek
Një gjë të tillë e konfirmoi shefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Luis Camilleri, përgjatë një prononcimi për të përditshmen ‘Reuters’, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu vuri në dukje se kompania është “sigurisht” e hapur për një model elektrik të madh të destinuar për turne.
“Kam idenë se vetura elektrike do të dalë pas vitit 2025. Teknologjia e baterisë nuk është aty ku duhet të jetë akoma,” u tha Camilleri gazetarëve.
“Ende ka çështje të rëndësishme në aspektin e autonomisë, përsa i përket shpejtësisë së rimbushjes. Kështu që përfundimisht do të dalim me një veturë të kompletuar. Por kjo do ndodh pas vitit 2025. Jo në një afat të shkurtër,” shtoi ai.
Zyrtarë të Ferrari-t thanë se do pushojnë së lansuari modele të reja në vitin e ardhshëm. /Lajmi.net/