Ferran Martinez: Depay është pajtuar të largohet nga Barcelona

Teksa ditë më parë premtoi që nuk do të lëvizë nga “Camp Nou”, ditëve të fundit duket se ky qëndrim ka ndryshuar. Bëhet fjalë për Memphis Depay i cili tashmë është duke menduar për një skuadër të re, transmeton lajmi.net. Të paktën kështu raporton Ferran Martinez i cili thotë se çështja e gjetjes së ekipit…

Sport

02/08/2022 16:36

Teksa ditë më parë premtoi që nuk do të lëvizë nga “Camp Nou”, ditëve të fundit duket se ky qëndrim ka ndryshuar.

Bëhet fjalë për Memphis Depay i cili tashmë është duke menduar për një skuadër të re, transmeton lajmi.net.

Të paktën kështu raporton Ferran Martinez i cili thotë se çështja e gjetjes së ekipit të radhës do të përfundojë para fillimit të sezonit.

Depay u transferua në “Camp Nou” në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë.

Lëndimet e shumta ia pamundësuan shkëlqimin holandezit i cili s’e tregoi potencialin optimal të tij. /Lajmi.net/