Feros i del sërish problem me ligjin-tani akuzohet për “dhunë në familje”, “ngacmim seksual” dhe “kanosje”
Reperit të njohur nga Gjilanit, Feronit Shabani, i njohur në publik si “Fero”- do t’i duhet të përballet sërish me çështje të hetuesisë. Feros i janë ngritur tri aktakuza, e të cilat lidhen edhe me përdorim të dhunës fizike. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra. Shkodra njoftoi…

ShowBiz
Reperit të njohur nga Gjilanit, Feronit Shabani, i njohur në publik si “Fero”- do t’i duhet të përballet sërish me çështje të hetuesisë.
Feros i janë ngritur tri aktakuza, e të cilat lidhen edhe me përdorim të dhunës fizike.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
Shkodra njoftoi se Fero akuzohet për dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kansoje.
“Në lidhje me rastin në fjalë ju njoftojmë se me datë 18.12.2024, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Feronit Shabani, për tre vepra penale, dhunë në familje nga neni 248 paragrafi 3 nen paragrafi 3.1 dhe 3.2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, ngacmim seksual nga neni 183 paragrafi 1 të KPRK dhe kanosja, nga neni 181 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”,deklaroi ai.
I njëjti potencoi se me datë 25 qershor, gjyqtari i çështjes paraprake ka mbajtur shqyrtimin fillestar, ku i pandehuri nuk e ka pranuar fajësinë dhe në lidhje me këto vepra penale procesi gjyqësor vazhdon.
E siç ishte raportuar më parë këto vepra Fero akuzohet se i kreu në drejtim të ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Fero dhe Arbenita kanë edhe një vajzë- e për të cilën Fero deklaronte se po kërkon që t’i lejohet ta vizitojë e ta marrë nën kujdestari./Lajmi.net/