Fero thotë se po martohet me një tjetër vajzë: Edhe pse me Arbenitën kam një vajzë, po ta ktheja kohën s’do lidhesha kurrë me të
Reperi i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë ka ndryshuar emrin në Khattab, ka qenë i ftuar në emisionin “Shok Podcast”, ku ka folur hapur për jetën dhe karrierën e tij. Një nga momentet më të diskutuara të intervistës ishte përgjigja e tij mbi marrëdhënien me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë.…

ShowBiz
Reperi i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë ka ndryshuar emrin në Khattab, ka qenë i ftuar në emisionin “Shok Podcast”, ku ka folur hapur për jetën dhe karrierën e tij.
Një nga momentet më të diskutuara të intervistës ishte përgjigja e tij mbi marrëdhënien me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë.
I pyetur nga moderatori Fisnik Juniku nëse do të hynte sërish në një lidhje me Arbenitën nëse do të mund të kthente kohën pas, Fero befasoi me deklaratën e tij të drejtpërdrejtë: “Jo, kurrë s’do t’i hyja asaj lidhjeje, me gjithë respektin, sepse prej asaj lidhjeje kam një vajzë, por po ta ktheja kohën, s’do i hyja asaj lidhjeje kurrë”.