Fernandinho pritet ta lërë Manchester Cityn në fund të sezonit
Fernandinho ka njoftuar se në fund të sezonit do të largohet nga Manchester City.
Sport
Kapiteni i “Qytetarëve” nënshkroi verën e kaluar një kontratë njëvjeçare me 6-herë kampionët anglezë.
Me të përfunduar ajo marrëveshje, braziliani ka vendosur të mos rinovojë më dhe të ndërrojë ambient.
Në një përgjigje të shkurtër në lidhje me të ardhmen e tij, ai u përgjigj shkurtazi: “Dua të luaj. Dua të kthehem në Brazil, sigurisht. E kemi vendosur së bashku me familjen time, kjo është e rëndësishme për mua”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Gjatë 373 paraqitjeve me Manchester Cityn, Fernandinho arriti të fitojë 12 tituj në Angli.
Lojtari u ble nga Shakhat Donetsk për 34 milionë funte. /Lajmi.net/