Fernandes me fjalë të mëdha për Ronaldon

Bruno Fernandes ka folur për marrëdhëniet e tij me Cristiano Ronaldo pasi ka ndjekur hapat e tij duke iu bashkuar Manchester United nga Sportingu i Lisbonës.

Sport

17/03/2020 08:13

Fernandes ka shijuar një fillim mbresëlënës në ‘Old Trafford’, duke marrë çmimin e lojtari i muajit në Premierligë në javët e tij të para në klub.

25-vjeçari është një shok ekipi i Ronaldos në nivelin ndërkombëtar, me 19 paraqitje për Portugalinë që nga debutimi në vitin 2017, përcjell lajmi.net.

Duke folur për Cronache Di Spogliatoio, Fernandes tha: “Ai më priti shumë mirë në ekipin kombëtar të Portugalisë”.

“Ne e shohim atë si një idhull, ai ka qenë gjithmonë një idhull për mua. Unë ndoqa shembullin e tij, ai është një nga të preferuarit e mi”.

“Kur më thirrën nga Portugalia, ai erdhi tek unë duke thënë: ‘Ju po bëni një punë të mirë në Sporting, më pëlqen’. Fjalë si këto bëjnë ndryshimin”, deklaroi ai. /Lajmi.net/