Fermeri shqiptar kapet duke kultivuar 1000 rrënjë kanabis 

50-vjeçari shqiptar u kap në Chania të Kretës.

Lajme

14/08/2019 21:02

Një fermer shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi u kap teksa ai kujdesej për kultivimin e rreth 1000 rrënjëve kanabis.

Mediat në Greqi thonë se 50-vjeçari shqiptar u kap në Chania të Kretës në një zonë të pyllëzuar. Kanabisi kishte një lartësi prej 2.5 metra.

Policia sekuestroi drogën, ndërsa vazhdojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë që fshihen pas plantacioneve me drogë./tv21