Ferizaj: Vidhet kasaforta më 19 mijë euro, dy të arrestuar
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë në të cilën gjendeshin 19 mijë euro.
Lajme
Sipas policisë, rasti ka ndodh në fshatin Rakaj, ndërsa personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë, shkruan lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e SP në Ferizaj, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë ”.
Rasti ka ndodhur me 22.09.2017 rreth orës 05:30 minuta në fshatin Rakaj, ku të dyshuarit, V.SH.
(m/ sh/k 29 vjeç) dhe B.L.(m/sh/k 28 vjeç) kanë hy me forcë në objektin përcjellës të shtëpisë së
viktimës B.I. dhe kan vjedhur kasafortën e metaltë në cilën gjendeshin rreth 19.000 euro para të
gatshme , ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetuesit policor tek të dyshuarit si prova materiale kan gjetur dhe konfiskuar kasafortën si dhe
paratë në shumë prej 18.800 euro.
Të dyshuarit në prezencë të avokatëve kan pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas
intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve është shqiptuar masa e ndalimit policor
për 48 orë.