Ferizaj, vidhen gjëra me vlerë mbi 2500 euro në një shkollë
Policia e Kosovës njofton se në një shkollë në Ferizaj, dy persona kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur gjëra në vlerë mbi 2500 euro.

Lajme
Sipas policisë rasti është lajmëruar nga një femër shqiptare dhe, pas hetimeve të kryera, janë identifikuar dy persona të dyshuar lidhur me rastin, të cilin me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shkollë, me ç’rast kanë vjedhur një aparat saldimi, një shpues elektrike një garniturë çelësash një kompjuter me të gjitha pajisjet, dy monitorë për kompjuter. Vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 2810 euro”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton lajmi.net.