Ferizaj: Policia gjobitë shoferin me 300 euro dhe i merret patentë shoferi, voziti 131 km/h në zonën 40 km/h
Policia ka gjobitur një shofer në magjistralen Ferizaj-Gjilan më saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 131 km/h. Ndaj tij, policia e ka gjobitur kundërvajtësin me gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e…
Lajme
Policia ka gjobitur një shofer në magjistralen Ferizaj-Gjilan më saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 131 km/h.
Ndaj tij, policia e ka gjobitur kundërvajtësin me gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Ndërsa policia bën apel që qytetarët të kenë kujdes në vozitje pasi që mundësia për aksidente nga shpejtësia e madhe mbetet e lartë.
“Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 21.03.2024 rreth orës 05:50 në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin V.Z (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 131 km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.” /Lajmi.net/