Ferizaj: Policia arreston dy personat që po kërkoheshin nga Gjykata Themelore
Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona që ishin të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Rreth orës 17:30, patrulla policore në rrugën “Brigada 161” ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe gjatë verifikimit është konstatuar se ata kishin urdhërarrest aktiv, transmeton lajmi.net. Q.R. (26 vjeç) ishte i kërkuar për një dënim me burg…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona që ishin të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Rreth orës 17:30, patrulla policore në rrugën “Brigada 161” ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe gjatë verifikimit është konstatuar se ata kishin urdhërarrest aktiv, transmeton lajmi.net.
Q.R. (26 vjeç) ishte i kërkuar për një dënim me burg prej 20 ditësh, i cili i ishte shqiptuar pas zëvendësimit të një gjobe prej 400 eurosh për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa Y.C. (24 vjeç) ishte i kërkuar për mungesë në një shqyrtim gjyqësor lidhur me veprën penale “Vjedhja”.
Pas kompletimit të dokumentacionit, Q.R. është dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa Y.C. është ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
ARRESTOHEN DY PERSONA TË KËRKUAR NGA GJYKATA NË FERIZAJ
Ferizaj, 24.01.2026
Me datën 24.01.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy persona të dyshuar.
Gjatë verifikimit të të dhënave, është konstatuar se të dy personat ishin me urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Personi Q. R (26 vjeç) ka rezultuar me urdhëresë aktive, sipas së cilës dënimi me gjobë prej 400 euro për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ishte zëvendësuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 ditësh.
Ndërkohë, personi Y.C (24 vjeç) ka rezultuar me urdhërarrest aktiv, të lëshuar nga gjykata, për shkak të mungesës në shqyrtimin gjyqësor lidhur me veprën penale “Vjedhja”.
Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm personi Q.R është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa Y.C është ndaluar në mbajtje për 48 orë./lajmi.net/