Ferizaj në procedurë disiplinore për shkak të tifozëve

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Ferizajt për ndeshjen kundër Malishevës. Sipas njoftimit, tifozët e Ferizajt kanë hedhur disa shishe në drejtim të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, shkruan lajmi.net. “Inicim disiplinor ndaj: KF ”Ferizaj”. Motivi: Më të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, simpatizuesit vendas kanë hedhur…

Sport

25/04/2023 18:05

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Ferizajt për ndeshjen kundër Malishevës.

Sipas njoftimit, tifozët e Ferizajt kanë hedhur disa shishe në drejtim të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

“Inicim disiplinor ndaj: KF ”Ferizaj”. Motivi: Më të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, simpatizuesit vendas kanë hedhur disa shishe PVC në drejtim të referit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Malisheva” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga uebfaqja e FFK-së.

Ferizaj pësoi disfatë 1:2 nga Malisheva në shtëpi fundjavën që lamë pas, në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Pas 30 xhirove të zhvilluara, Ferizaj zë vendin e nëntë me 31 pikë të grumbulluara dhe është në garë për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar./Lajmi.net/