Ferizaj bëhet me trajner të ri, Visoka merr ‘timonin’ e skuadrës

Ferizaj ka njoftuar se Megzon Visoka është trajneri i ri i skuadrës.

Sport

07/06/2021 21:30

Visoka së fundmi ishte trajneri i KF A&N me të cilët arriti mjaftë lartë në Kupën e Kosovës, ndërsa tani synon sukses me klubin e Ferizajit, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Megzon Visoka, trajner i ri i skuadrës tonë!

Sot  bordi i klubit  ka vendosur që punën e trajnerit t’ia besoj trajnerit të mirënjohur vendor, Megzon Visoka.

Visoka u prezantua sot, në prani të kryetarit të klubit, Lulzim Abazi dhe drejtorit Agron Selmani.

Visoka në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave.

Ai eshte i licencuar me disa licenca nga;

Licenca C -Federata Gjermane e futbollit dhe FFK-s

UEFA B – Shqipëri

UEFA A – Shqipëri

UEFA PRO – Shqipëri

I diplomuar ne fakultetin ekonomik, menagjim dhe ndërrmarrësi.

Karriere  e tij si trajner e kaloi në shumë klube , si;

Vitin 2012-2014, asistent i trajnerit Sami Sermaxhaj.

Vitin 2015-16, asistent i Bylbyl Sokolit.

Vitin 2016-18, kryetrajner i KF Flamurtarit u19.

Vitin 2018, kryetrajner i KF Llapit u19.

Vitin 2018-19, kryetrajner i KF Ulpianës.

Vitin 2020-21, Kryetrajner i KF A&N

Gjithashtu ishte edhe asistent i trajnerit, Kushtrim Munishit në kombëtaren e Kosovës u19, në konkurencën e femrave.

Trajnerit, Visoka i dëshirojmë shumë suksese me klubin tonë”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, objektivi i Ferizajit mbetet rikthimi në futbollin elitar kosovar./Lajmi.net/