Ferit Idrizi thotë se është kërcënuar nga Meholli i VV’së: Gara për Vushtrrinë duhet të mbetet garë idesh dhe projektesh, jo kërcënimesh
Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka denoncuar publikisht një kërcënim të marrë pas debatit të zhvilluar sot në RTV Dukagjini me moderatoren Jeta Xharra. Idrizi njoftoi se, së bashku me dëshmitarët e rastit, ka paraqitur menjëherë një raport në stacionin policor në Prishtinë, ndërsa institucione përkatëse po trajtojnë çështjen, raporton lajmi.net “Bashkë me dëshmitarët…
Lajme
Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka denoncuar publikisht një kërcënim të marrë pas debatit të zhvilluar sot në RTV Dukagjini me moderatoren Jeta Xharra.
Idrizi njoftoi se, së bashku me dëshmitarët e rastit, ka paraqitur menjëherë një raport në stacionin policor në Prishtinë, ndërsa institucione përkatëse po trajtojnë çështjen, raporton lajmi.net
“Bashkë me dëshmitarët tjerë, sapo kemi dhënë dëshminë në stacionin e policisë në Prishtinë. Rasti është në trajtim nga institucionet përkatëse. E dënoj këtë akt dhe ju kërkoj ndjesë për shqetësimin. Gara për Vushtrrinë duhet të mbetet garë idesh dhe projektesh, jo kërcënimesh,” ka shkruar Idrizi në një postim në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmbrëma qytetarë të Vushtrrisë, miq dhe përkrahës.
Pas debatit të sotëm në RTV Dukagjini me Jeta Xharrën, kam qenë objekt i një kërcënimi nga kandidati tjetër.
Bashkë me dëshmitarët tjerë, sapo kemi dhënë dëshminë në stacionin e policisë në Prishtinë. Rasti është në trajtim nga institucionet përkatëse.
E dënoj këtë akt dhe ju kërkoj ndjesë për shqetësimin. Gara për Vushtrrinë duhet të mbetet garë idesh dhe projektesh, jo kërcënimesh.
Unë do të vazhdoj të përfaqësoj secilin qytetar me përgjegjësi dhe dinjitet.
Faleminderit nga zemra për secilën thirrje dhe mesazh!/Lajmi.net/