Ferguson: Urime Wenger

Sir Alex Ferguson i ka shkruar një urim Arsene Wengerit para ndeshjes së tij të 1000’të si menaxher i Arsenalit. Francezi Wenger ishte emëruar në detyrë më 1996 dhe do të arrijë jubileun në ballafaqim me Chelsean në Stamford Bridge të shtunën. Arsenali bëri një përurim për Wengerin në qendrën stërvitore të ekipit, aty ku…

Sport

21/03/2014 13:19

Sir Alex Ferguson i ka shkruar një urim Arsene Wengerit para ndeshjes së tij të 1000’të si menaxher i Arsenalit.

Francezi Wenger ishte emëruar në detyrë më 1996 dhe do të arrijë jubileun në ballafaqim me Chelsean në Stamford Bridge të shtunën.

Arsenali bëri një përurim për Wengerin në qendrën stërvitore të ekipit, aty ku edhe mori një letër urimi nga ish menaxheri i Manchester Unitedit, Ferguson.

“E uroj Arsenen për arritjen e këtij jubileu kaq të madh”, shkroi Ferguson. “Pasi e kam arritur të njëjtin jubile në një klub, mund të flas për nivelin e përkushtimit, vendosmërinë si dhe sakrificën që nevojitet për të bërë diqka të tillë, andaj e shprehu admirimin tim të plotë”.

“Me kalimin e viteve jam kënaqur në beteja fantastike dhe ju mund të thoni se kemi shpëtuar së bashku dhe kemi respektuar përpjekjet e njëri tjetrit për të luajtur futboll të mirë. Kënaqem duke shikuar ekipin e Wengerit, Arsenalin, duke luajtur në mënyrën e duhur”.