Femrat kanë kujtesë më të mirë se meshkujt

Kur është fjala për kujtesë, mesa duket gratë kanë superfuqinë për t’i kujtuar të gjitha. Ato kujtojnë se kush çfarë ka thënë, ku i ka mbetur bluza partnerit, dhe se çfarë kanë porositur në restaurant para 3 muajve.

Fun

15/11/2019 09:54

Dhe shkenca e ka vërtetuar se gratë me të vërtet kanë një aftësi shumë më të mirë për t’i memorizuar gjërat, njerëzit, vendet, emocionet etj.

Ndonjëherë duket sikur gratë i dinë të gjitha dhe shpesh herë na ‘shpëtojnë’ jetën kur kemi nevojë për informacione të rëndësishme, raporton “The Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Psikologët kanë gjetur se mënyra se si gratë dhe burrat i kujtojnë gjërat është e ndryshme. Gratë kanë kujtesë më të mirë episodike që i bënë ato të kujtojnë më mirë njerëzit, lokacionet  objektet dhe bisedat.

Po ashtu është gjetur se gratë janë edhe më të mira në komunikim dhe me fjalë. Gratë kanë aftësi më të mira konjiktive (njohëse), kur vjen puna te kujtimi i informacioneve verbale.

Ato i kujtojnë të gjitha bisedat kjo është gjetur në kuadër të një hulumtimi i bërë nga Universiteti i Kornellit i ekologjisë njerëzore. Dhe është gjetur se gratë i kujtojnë më shumë gjërat dhe janë më të orientuara socialisht. Ato i kushtojnë më shumë rëndësi njerëzve, emocioneve dhe, bisedave.

Por meshkujt janë më të mirë kur është fjala për drejtime

Sido që të jetë, meshkujt i kanë fuqitë e veta. Hulumtuesit kanë përfunduar se meshkujt janë më të mirë në kujtimin e informacioneve që kanë të bëjnë me drejtime. Është më lehtë për ta të i kujtojnë informacione me pamje abstrakte dhe kanë sens më të mirë në drejtim. /Lajmi.net/