Fëmijët mund të trashëgojnë alkoolin dhe drogën nga prindërit
Prindërit të cilët përdorin alkool, mariuhanë, apo ndonjë drogë tjetër, rrezikojnë që të njëjtën gjë ta trashëgojnë edhe te fëmijët e tyre.
Lifestyle
Studimet e reja nga Sam Houston State University na mësojnë se prindërit të cilët përdorin substanca narkotike apo alkool, kanë mundësi të madhe që këto vese ti përcjellin edhe tek fëmijët e tyre.
Mundësia që fëmija të përdorë alkool është pesë herë më e madhe nëse prindërit kanë përdorur alkoolin, kurse mundësia që fëmijët të përdorin mariuhanë është dy herë më e madhe nëse prindërit kanë përdorur gjënë e njëjtë dhe mundësia që fëmijët të përdorin droga tjera është gjithashtu dy herë më e madhe nëse ato i kanë përdorur edhe prindërit.
Alkooli dhe Drogat fillojnë të përdoren më shumë në moshën e adoleshencës dhe më pas ato krijojnë varësi të cilat ndjekin gjatë tërë jetës.