Fëmijët kanë qasje në videot pornografike

Më shumë se 80% e fëmijëve të moshave 9-16 vjeç kanë llogari në rrjetet sociale në internet, ndërsa 63% prej tyre në mënyrë të pakontrolluar. Kurse, shqetësues është fakti se shumë prej tyre përcjellin video pornografike.

Lajme

31/03/2014 18:04

Shumë pak lexojnë libra, e shumë më shumë i tërheq interneti.

Fëmijët e moshës 9 deri 16 vjeç kohën më të çmuar të tyre e kalojnë në internet.

38% e fëmijëve të anketuar kanë parë përmbajtje pornografike në vitin e fundit, ku 20 përqind prej tyre një gjë të tillë e kanë bërë për çdo ditë, raporton KTV.

Këto hulumtime kanë dalur nga Qendra për Studime të Avancuara, në bashkëpunim me Save the Children, me ç’rast janë ngritur shqetësime të mëdha.