Fëmija vrapon jashtë katit të katërt, pa kurrfarë sigurie

Një fëmijë është xhiruar teksa vraponte nëpër skaje jashtë një ndërtese, pa mbikëqyrjen e prindërve apo pa sigurinë e duhur.

Fun

08/01/2020 23:17

Momenti u incizua nga vajza e një turisti që po qëndronte në një ndërtesë përballë në Tenerife të Spanjës, sipas faqes në Facebook “I Love Tenerife!”, transmeton lajmi.net.

Sipas përshkrimit të videos, në momentin kur ky fëmijë bënte vrapimin e rrezikshëm, prindërit e tij po bënin dush.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, derisa video është bërë virale nëpër internet

E publikuar në Facebook, videoja ka marrë më shumë se tre milionë shikime. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/ILoveTenerife/videos/445839479628171/