Fëllanza Knushaj, emërohet kryetare e Gjykatës Themelore në Gjakovë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e tij të 355-të, miratoi raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjakovë. Anëtarët e KGJK-së, sipas rekomandimit të Komisionit Vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve, dhe pas zhvillimit të procesit të…

Lajme

06/11/2025 10:50

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e tij të 355-të, miratoi raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Anëtarët e KGJK-së, sipas rekomandimit të Komisionit Vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve, dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash zgjodhën Fëllanza Knushaj kryetare të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Mandati i saj është pesëvjeçar dhe do të filloj nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.