Fellaini i dytë

Marouane Fellaini mund të jetë një prej futbollistëve më karakteristik në botë, por duket se shumëkush ka ende telashe për ta njohur. Në fakt, konfuzioni i pamjes së mesfushorit të Manchester Unitedit është duke i sjell telashe një personi, Simon Rose. 26-vjeçari nga Ruddington në Nottinghamshire, shpeshherë ngatërrohet me Fellainin për shkak të flokëve të…

Sport

04/01/2014 17:42

Marouane Fellaini mund të jetë një prej futbollistëve më karakteristik në botë, por duket se shumëkush ka ende telashe për ta njohur.

Në fakt, konfuzioni i pamjes së mesfushorit të Manchester Unitedit është duke i sjell telashe një personi, Simon Rose.

26-vjeçari nga Ruddington në Nottinghamshire, shpeshherë ngatërrohet me Fellainin për shkak të flokëve të ngjashme në stilin ‘afro’.

Dhe, Rose thotë se kjo ia vështirëson shumë udhëtimet për të shikuar Unitedin duke luajtur në Old Trafford. “Edhe pse jam tifoz i Nottingham Forest, kam shkuar për të shikuar Manchester Unitedin kundër West Hamit muajin e kaluar”, shpjegoi ai.

“Gati gjysma e tifozëve afër vendit ku isha i ulur brohorisnin: ‘Fellaini, na bë me dorë’.

Dhe, ‘Ekziston vetëm një Marouane Fellaini’. Nuk mund të shkoj askund pa dalë dikush që më thërret ‘Fellaini’. Është mjaft e neveritshme nganjëherë”, u shpreh ai.

Flokët në stilin ‘afro’ i mban nga ditët e shkollës fillore, por ngadalë ka filluar të mësohet me krahasimet me Fellainin.

“Nganjëherë e marr si humor të mirë, nuk kam zgjedhje tjetër. Më pëlqen të luaj futboll por nuk jam aq i mirë në këtë. Nuk do të më pengonte të kisha talentin e Fellainit”, përfundoi Rose.