Felix e fton Sanchesin te Atletico Madrid

Ylli i Atletico Madridit, Joao Felix ka ftuar bashkëkombësin Renato Sanches që t'i bashkohet kampionit të La Liga-s.

Sport

04/07/2021 21:31

Sanches është në ‘radarin’ e gjigantëve evropianë pasi shkëlqeu me Lille duke fituar Ligue 1 si dhe bëri super paraqitje për Kombëtaren e Portugalisë në “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, me kontratën që i skadon pas dy viteve, çdo skuadër duhet të paguajë vlerën e 35 milionë eurove.

Pavarësisht qëndrimit të Lilles për 23-vjeçarin, “Los Rijoblancos” ndoshta do shprehin interesim duke marrë parasysh komentin e Felix.

“Eja te Atletico”, ishte mesazhi i Felix drejtuar Sanches në një postim në Instagram.

Sidoqoftë, Sanches kërkohet me ngulm nga Liverpool dhe Manchester United./Lajmi.net/