Feith i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Diplomati holandez. Pieter Feith nuk pohon por as nuk e përjashton mundësinë e angazhimit të tij në ndërmjetësimin e bisedimeve mes pushtetit dhe opozitës, lidhur me krizën politike në Maqedoni.

Lajme

30/03/2015 19:19

Ish ndërmjetësuesi në krizën e vitit 2001 dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, iu përgjigj pyetjes së Alsat M për edicionin e sotëm “360 gradë”, pasi Feith paraprakisht u takua me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki.

“Dalja nga kriza varet nga forcat politike të vendit. Njëra nga mundësitë në të vërtet do të ishte ndonjë formë e ndihmës së të huajve. Mendoj se në Bruksel për këtë gjë ka interes dhe mendime që të ndihmohet përmes institucioneve të ndryshme evropiane, përfshi edhe Parlamentin Evropian. Nuk kam njohuri nëse emri im gjendet në ndonjë listë. Mirëpo, sërish, siç përmenda, të gjithë shpresojmë dhe mendojmë se Maqedonia do ta tejkalojë këtë situatë dhe, nëse mund të ndihmoj, jam i gatshëm ta bëj këtë”, tha Faith.