Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat paralajmëron protestë, kërkohet rritja e pagave
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur sot takim me kryetarët e Shoqatave Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat në Komunën e Prishtinës të disa shkollave, QMF,QKUK, UP dhe QS. Në këtë takim u propozua mbajtja e një proteste për të shprehur pakënaqësitë lidhur me mos rritjen e pagave. Protesta…

Lajme
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur sot takim me kryetarët e Shoqatave Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat në Komunën e Prishtinës të disa shkollave, QMF,QKUK, UP dhe QS.
Në këtë takim u propozua mbajtja e një proteste për të shprehur pakënaqësitë lidhur me mos rritjen e pagave.
Protesta është vendosur të mbahet me datë 09.09.2025 ora 10:00 deri në ora 11:00.
Kërkesa e punëtorëve është rritja e pagave të tyre sikurse për punëtorët e sektorit publik që me rritjen e fundit shkon në 110 euro.