Federata italiane nis hetimet për presidentin e Inter

FIGC, sipas ANSA, ka hapur një hetim mbi sulmin e presidentit të Interit Steven Zhang ndaj shefit të Lega Serie A, Paolo Dal Pino.

Sport

03/03/2020 15:31

Shefi i Nerazzurri përdori Instagramin për të shprehur mesazhin e tij drejtuar presidentit të Serisë A Dal Pino mbrëmë dhe ANSA raporton se prokurori federal Giuseppe Chinè menjëherë hapi një hetim mbi shtetasin kinez.

Steven Zhang përdori fjalët “klloun” dhe “turp për ty” në mesazhin drejtuar shefit të Lega, transmeton lajmi.net.

ANSA shkruan se Interi po mbron shefin e tyre në atë që raportohet si një thirrje për Serinë A “për të kërkuar në mënyrë të vendosur mbrojtjen maksimale të shëndetit publik të të gjithë komunitetit – tifozët që mbushin stadiumet, futbollistët, stafi i shërbimit, media dhe menaxherët e përfshirë”.

“Rihapja e menjëhershme e dyerve për tifozët e planifikuar për të hënën e kaluar ngjalli shqetësim, si dhe ndryshimin e papritur të pozicionit të marrë nga Lega Calcio dhe synimet vijuese që dolën në lidhje me organizimin e raundeve të ardhshme”, tha burimi ANSA. /Lajmi.net/