Federata Europiane e Gazetarëve dënon sulmin ndaj kameramanit shqiptar në veri
Gjatë ditës së sotme është sulmuar kameramani Jetmir Muji, në veri të Mitrovicës nga një grup i serbëve lokalë. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Federata Europiane e Gazetarëve, shkruan lajmi.net. “Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Jetmir Muji në Mitrovicën e Veriut, Kosovë . Autoritetet duhet të marrin masa dhe të arrestojnë…

Lajme
Gjatë ditës së sotme është sulmuar kameramani Jetmir Muji, në veri të Mitrovicës nga një grup i serbëve lokalë.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Federata Europiane e Gazetarëve, shkruan lajmi.net.
“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Jetmir Muji në Mitrovicën e Veriut, Kosovë . Autoritetet duhet të marrin masa dhe të arrestojnë sulmuesit!”, thuhet në reagimin e EFJ-së në Twitter.
Jetmir Muji, është sulmuar sot paradite në Mitrovicën e veriut nga një grup i serbëve lokalë, derisa ishte duke xhiruar për një emision.
Sipas medies ku punonte ai, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës./Lajmi.net/
We strongly condemn this attack against journalist Jetmir Muji in North Mitrovica, #Kosovo. Authorities should take action and arrest the perpetrators! https://t.co/bXTichyH6j
— EFJ (@EFJEUROPE) November 17, 2022