FDA miraton vaksinën e parë kundër Covid-19 me licensë të përhershme
Hezitimi për t’u vaksinuar mes një numri amerikanësh ka penguar luftën e Shteteve të Bashkuara ndaj koronavirusit.
Fun
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e plotë për vaksinën Pfizer/BioNTech, për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart.
Kjo është vaksina e parë e koronavirusit e miratuar nga FDA.
“Vaksina është e njohur si Vaksina Pfizer-BioNTech COVID-19, e cila tani do të tregtohet si Comirnaty, për parandalimin e sëmundjes COVID-19 tek individët 16 vjeç e lart,” – tha FDA në njoftimin e saj.
Zyrtarët e shëndetit publik shpresojnë se ky hap do të bindë më shumë njerëz të pavaksinuar, se vaksina Pfizer është e sigurt dhe efektive.
Hezitimi për t’u vaksinuar mes një numri amerikanësh ka penguar luftën e Shteteve të Bashkuara ndaj koronavirusit.
Afro 51% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht deri më tani, por një rritje e infeksioneve e nxitur nga varianti ngjitës Delta ka prekur pjesë të vendit me norma të ulëta vaksinimi. /Lajmi.net/