FC Prishtina zbulon formacionin për ndeshjen historike ndaj Norrkoepingut (FOTO)

FC Prishtina ka publikuar formacionin me të cilin do të debutoi në Europa League.

Sport

29/06/2017 18:23

Nga ora 20:00, skuadra nga kryeqyteti do të jetë mysafire e Norrkoepingun në Suedi, në ndeshjen historike kualifikuese për Europa League, shkruan lajmi.net.

Kur kanë mbetur edhe më pak se dy orë nga fillimi i ndeshjes, FC Prishtina ka bërë zyrtar formacionin startues për këtë ndeshje.

Formacioni i Prishtinës: (4-3-3): Muqiqi – Maxhuni, Dallku, Leci, Neziri – Boshnjaku, Krasniqi, Curri – Mankenda, Kelmendi, Khalid.

Zëvendësues: Nika, Miftaraj, Osmani, Begolli, Baftiu, Pefqeli, Fetahaj./Lajmi.net/