Zbulohet shuma që FIFA i ka paguar Barcelonës për lëndimin e Araujos
Ronald Araujo mund të bëjë paraqitjen e tij të parë në më shumë se pesë muaj kur Barcelona do të përballet me Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve të mërkurën. Ai ishte jashtë fushe që kur pësoi një këputje të nivelit të lartë të kërdhokullës gjatë kohës që luante për Uruguain në Kupën e Amerikës…
Sport
Ronald Araujo mund të bëjë paraqitjen e tij të parë në më shumë se pesë muaj kur Barcelona do të përballet me Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Ai ishte jashtë fushe që kur pësoi një këputje të nivelit të lartë të kërdhokullës gjatë kohës që luante për Uruguain në Kupën e Amerikës 2024, megjithëse ai është emëruar në skuadrën që do të udhëtojë në Gjermani këtë mesjavë.
Si rezultat, kjo do të thotë se FIFA nuk është më e detyruar t’i paguajë më kompensim Barcelonës si pasojë e lëndimit të Araujos, gjë që duhet ta bëjë sa herë që një lojtar lëndohet gjatë ndeshjes ndërkombëtare.