Faton Peci “kënaqet” që ka 0,36% të votave më shumë se Arian Tahiri, i pyet dhjetëra herë moderatorët nëse “është fituesi i raundit të parë”

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci ka dal i pari në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, me vetëm 0,36% më shumë vota se kandidati i PDK-së, Arian Tahiri. Ai ka marrë 47,96% të votave, ndërkaq Tahiri ka marrë 47,6%, rezultat ky që i ka dërguar ata të dy në balotazh. Peci…

Lajme

29/10/2025 13:00

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci ka dal i pari në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, me vetëm 0,36% më shumë vota se kandidati i PDK-së, Arian Tahiri.

Ai ka marrë 47,96% të votave, ndërkaq Tahiri ka marrë 47,6%, rezultat ky që i ka dërguar ata të dy në balotazh.

Peci sot në një intervistë në Tevë1, është parë shumë i lumtur që ka dal i pari, apo siç thotë e ka fituar raundin e parë në këto zgjedhje.

“A mund të themi se jam fituesi i raundit të parë?”, i ka pyetur dhjetëra herë Peci moderatorët të cilët ia rikujtonin se ai nuk ka fituar dhe vazhdon të jetë në garë.

Ai ka thënë se pas 18 viteve, për herë të parë PDK nuk është e para në raundin e parë në Mitrovicë.

“Shumë jam i lumtur. Për 18 vite rresht e kanë humbur epitetin e të parit apo fituesit të raundit të parë në garën e zgjedhjeve lokale, unë 100% jam i bindur që ata e humbin garë”, ka thënë Peci.

Ai e ka arsyetuar veten pse nuk ka fituar “me të parën”.

“Nuk u bë sepse propaganda ishte shumë e egër. Ka qenë e orkestruar në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe kanë arrit në grupe të caktuara të interesit t’iu ngjallin frikë”, ka thënë Peci i cili përveç ndërtimtarëve e biznesmenëve të ndryshëm në një pjesë të intervistës ka akuzuar edhe disa hoxhallarë që ka thënë se merren me biznese. /Lajmi.net/