Faton Maloku ftohet nga Kosova, Drita shtyn ndeshjen me Prishtinën
Klubi i futbollit Drita ka njoftuar se ndeshja e planifikuar për të hënën ndaj FC Prishtina është shtyrë për një afat të pacaktuar. Sipas njoftimit zyrtar, arsyeja e shtyrjes lidhet me thirrjen e dy futbollistëve të Dritës në përfaqësueset e tyre kombëtare. Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa Ibrahim Salifu është ftuar…
Sport
Klubi i futbollit Drita ka njoftuar se ndeshja e planifikuar për të hënën ndaj FC Prishtina është shtyrë për një afat të pacaktuar.
Sipas njoftimit zyrtar, arsyeja e shtyrjes lidhet me thirrjen e dy futbollistëve të Dritës në përfaqësueset e tyre kombëtare.
Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa Ibrahim Salifu është ftuar nga Kombëtarja e Beninit.
Klubi gjilanas u ka uruar suksese të dy lojtarëve në përfaqësimin e vendeve të tyre dhe ka bërë të ditur se data e re e zhvillimit të ndeshjes do të bëhet e ditur në ditët në vijim.