Faruku që dëgjohet në videoincizimin e Arlinda Zekajt, Drenusha Latifi thotë se është toger – Ia publikon fotografinë

Modelja Drenusha Latifi, ka shkruar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt, gruas së vrarë nga kunati i saj në Pejë. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është gjetur polici Faruku i cili në një videoincizim të publikuar nga KlanKosova, ai dëgjohet duke i thënë se “janë lodhur nga Arlinda”. “U gjind…

ShowBiz

29/10/2026 09:07

Modelja Drenusha Latifi, ka shkruar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt, gruas së vrarë nga kunati i saj në Pejë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është gjetur polici Faruku i cili në një videoincizim të publikuar nga KlanKosova, ai dëgjohet duke i thënë se “janë lodhur nga Arlinda”.

“U gjind Faruku! Toger, alamet pozitë për me ndërmarrë dhe vepru, dhe me parandalu dhunën e krimin. Togeri jonë doli të jetë kryesi më i madh i krimit. Bone ni report statuset e mia sa te mundeni se nuk kom mu nal”, ka shkruar Latifi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: