Hyri në kolonën e veturave nën përcjellje të policisë, sulmoi dy zyrtarë – i dyshuari përfundon në mbajtje

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë, pasi paraprakisht kishte hyrë me veturën e tij në kolonën e automjeteve që shoqëroheshin nga policia. Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:25, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, i dyshuari, derisa ishte duke drejtuar një…

Lajme

29/10/2026 09:41

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë, pasi paraprakisht kishte hyrë me veturën e tij në kolonën e automjeteve që shoqëroheshin nga policia.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:25, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari, derisa ishte duke drejtuar një veturë me targa vendore, “ka hyrë në mesin e kolonës së veturave të cilat kanë qenë nën përcjellje të policisë”.

Gjatë verifikimit nga zyrtarët policorë, i dyshuari dyshohet se i ka sulmuar dy prej tyre, ndërsa njëri nga policët ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/