Arratisen dy të mitur nga Qendra Edukative Korrektuese në Lipjan
Dy persona meshkuj janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit. Rasti është raportuar më 28 tetor, rreth orës 21:10, nga mbikëqyrësi i këtij institucioni, shkruan lajmi.net. Sipas raportit të Policisë, dy personat, të cilët po vuanin masën edukative, kanë arritur të arratisen nga institucioni dhe janë…
Lajme
Dy persona meshkuj janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.
Rasti është raportuar më 28 tetor, rreth orës 21:10, nga mbikëqyrësi i këtij institucioni, shkruan lajmi.net.
Sipas raportit të Policisë, dy personat, të cilët po vuanin masën edukative, kanë arritur të arratisen nga institucioni dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është iniciuar si “Arratisje e personit të privuar nga liria”. /Lajmi.net/