Fanellat e reja të Man Cityt kujtojnë momentin legjendar të Agueros
Footyheadlines ka zbuluar se si do të duken fanellat e reja të Manchester Cityt për edicionin 2021/22.
Sport
Siç raportohet nga mediat angleze, Man City do t’i zbulojë më 13 maj fanellat e tyre të reja dhe në to pritet të përfshihet një detaj i veçantë, transmeton lajmi.net.
Në këto fanella do të paraqiten numrat 93:20, në nderë të sulmuesit Sergio Aguero, i cili tashmë ka vendosur se do të largohet nga klubi për të cilin dha gjithçka.

Argjentinasi shënoi golin e fitores, 3-2, ndaj Queens Park Rangers para 9 viteve për të fituar titullin e kampionit me skuadrën e ‘Qytetarëve’.
Man City është në rrugën e duhur për t’u shpallur kampione e Premierligës, derisa do të përballen me Chelsean në finale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/