Familjarët e pasur të politikanëve kosovarë

Deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë kanë nxjerrë në pah se shumica e familjarëve të këtyre të fundit janë “rehatuar” në institucione të ndryshme publike dhe private, prej nga sigurojnë të hyra të majme.

Lajme

07/06/2015 08:59

Madje sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, të publikuar nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), familjarët e zyrtarëve shtetërorë marrin paga shumë më të larta sesa që fitojnë këta të fundit nga postet politike.

Në bazë të formularëve të deklarimit të pasurisë, bashkëshortja e zëvendëskryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, fiton shumë më shumë se numri dy i Qeverisë së Kosovës, si ligjëruese në Kolegjin “Fama”.

Lumnije Thaçi ka pagë vjetore prej rreth 18 mijë eurosh, përderisa bashkëshorti i saj si kryediplomat paguhet rreth 14 000 euro në vit.

Ndërsa, bashkëshortja e kryeministrit aktual, Isa Mustafa, nuk realizon fare të ardhura.

Në bazë të formularëve, bashkëshorti i minitres Hykmete Bajrami del të realizojë më shumë të ardhura sesa gruaja e tij ministre. (Zëri)

2

11