Familjarët e Gani Gecit te Pallati i Drejtësisë, presin vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij
Familjarë të ish-deputetit Gani Geci janë parë të pranishëm në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pak para seancës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij. Familjarët e Gecit ndodhen në ambientet e Pallatit të Drejtësisë, ndërsa pritet të nisë seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit…
Lajme
Familjarë të ish-deputetit Gani Geci janë parë të pranishëm në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pak para seancës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Gani Geci dyshohet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Ai sipas dosjes së Prokurorisë, e ka kërcënuar me vrasje Mehmetajn nëse nuk do e ndryshonte postimin për nipin e tij, deputetin e VV-së, Fatos Gecin. /Lajmi.net/