Familjarë e qytetarë ndezin qirinj në Prishtinë për 27 vjeçarin që dyshohet se u vra nga dhuna policore

Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e së martës para Teatrit Kombëtar të Kosovës për të nderuar kujtimin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani që vdiq në duart e Policisë së Kosovës. Në heshtje, me qirinj të ndezur  të…

Lajme

08/07/2025 21:34

Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e së martës para Teatrit Kombëtar të Kosovës për të nderuar kujtimin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani që vdiq në duart e Policisë së Kosovës.

Në heshtje, me qirinj të ndezur  të pranishmit i dhanë zë dhe fytyrë dhimbjes së një familjeje dhe një shoqërie që kërkon përgjegjësi për dhunën policore, shkruan Reporteri.net.

Agon Zejnullahu vdiq në duart e policëve të Kosovës të hënën në Lipjan.

Tashmë ndaj 5 policëve të dyshuar për vrasjen nga pakujdesia është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, pas arrestimit të tyre dje.