Familja Ricketts largohen nga gara për blerjen e Chelsea

Familja Ricketts kanë njoftuar se do të tërhiqen nga beteja për blerjen e Chelsea.

Sport

15/04/2022 18:30

Një nga ofertuesit më të favorizuar për të blerë ekipin londinez, familja Ricketts është tërhequr nga gara.

Këtë e kanë konfirmuar vetë ata, me anë të një deklarate.

“Grupi Ricketts-Griffin-Gilbert ka vendosur, pas shqyrtimit të kujdesshëm, të mos paraqesë një ofertë përfundimtare për Chelsea FC.

Në procesin e finalizimit të propozimit të tyre, u bë gjithnjë më e qartë se disa çështje nuk mund të adresoheshin duke pasur parasysh dinamikën e pazakontë rreth procesit të shitjes.

Ne kemi një admirim të madh për Chelsea dhe tifozët e tij, iu dëshirojmë sukses pronarëve të ri”,thuhej në deklaratë, përcjell lajmi.net.

Ofertuesit e mbetur janë bashkëpronari i LA Dodgers, Todd Boehly, Sebastian Core i cili është përkrahur nga pronarët e klubit të basketbollit Philadelphia 76ers dhe bashkëpronari i Boston Celtics, Steve Pagliuca./Lajmi.net/