Familja me 1 burrë, 5 gra dhe 24 fëmijë

Familja Uilliams në Roki Rixh në Juta, SHBA, është shumë ndryshe nga të tjerat.

Fun

09/10/2019 16:38

Familja ka vetëm një baba, por pesë gra dhe 24 fëmijë të cilët jetojnë të ndarë në dy banesa.

Bredi Uilliams, 49-vjeçari, është martuar me pesë gratë e tij, Polia, Robin, Rozmaria, Nonia dhe Ronda.

“Nuk është dhe aq e ndërlikuar”, tha ai për ABC news. “Ne duhemi. Kemi thjesht një jetë normale shumëzim për pesë.”

Familja thotë se fëmijëve u kanë mësuar që s’kanë pse të ushtrojnë poligaminë. Kjo bën që qëndrimi i tyre ndaj poligamisë të jetë me një tjetër qasje, më moderne. Në këtë familje pihet ndonjëherë alkool, dhe janë me mendje të hapur. /tch/