Familja mbretërore shqiptare pret në jetë princeshën e parë pas shumë vitesh
Princi i Kurorës së Shqipërisë Leka II dhe Princesha e Kurorës Elia kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të parë, një vajzë të quajtur Geraldinë.

Fun
Në 22 tetor burime për “Revistën Who” bëri të ditur se pritjes së ëmbël i kish ardhur fundi. Princesha Elia solli në jetë vajzën e saj të parë, emri i së cilës është Geraldinë njësoj si stërgjyshja e saj, shkruan “LivingMagazine”, transmeton lajmi.net.
Shqipëria nuk ka pasur monarki për shumë vite, por ajo ka mirëpritur një foshnjë mbretërore!
Familja Mbretërore Shqiptare njoftoi lindjen e Lartësisë së saj Mbretërore, princeshës Geraldinë në 22 tetor 2020.
Princesha është fëmija i parë i Princit të Kurorës, Leka dhe gruas së tij, Princeshës së Kurorës Elia. Ajo lindi në orën 09:30 të mëngjesit në Maternitetin “Nëna Geraldinë” në Tiranë, Shqipëri.
Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Princesha Geraldinë mori emrin e stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Geraldinë, e cila ndërroi jetë më 22 tetor të vitit 2002.
Gjithashtu lajmërimin zyrtar për ardhjen në jetë të princeshës së vogël e ka bërë dhe vet princi Leka. /Lajmi.net/