Familja afgane shet vajzën për 500 dollarë, për shkak të krizës së urisë

Si pasojë e krizs së madhe, ata shitën foshnjën e vetë që të blejnë ushqim.

Fun

26/10/2021 11:42

Një familje afgane është detyruar ta shesë vajzën e vogël për 500 dollarë, për shkak të krizës së urisë që ka bllokuar të gjithë Afganistanin, transmeton lajmi.net.

BBC shkruan se e ëma e vajzës tha pas këtij veprimi: “Fëmijët e tjerë ishin duke vdekur nga uria, ndaj u detyruam ta shesim vajzën…” dhe më pas shtoi: “Ne jemi të uritur. Për momentin, nuk kemi as miell e as vaj në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj. Unë nuk e di se si do të ndihet për këtë, por më duhej ta bëja”,– ka thënë i ati i vajzës.

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë, me një përkeqësim të mprehtë të situatës që kur talebanët morën pushtetin në gusht.

Fondet ndërkombëtare që mbështetën ekonominë e brishtë të vendit janë ndalur, ndërsa bota debaton se si të merret me regjimin taleban.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër, se miliona njerëz do të vdesin nëse ndihma urgjente nuk arrin së shpejti në vend. /Lajmi.net/