Falë Lionel Messit, emri ‘Leo’ ka pësuar rritje 3900% në Kataloni

22:37 | 16 Maj 2019

Përformanca e tij përgjatë ndeshjeve, si dhe arritjet përgjatë kohës në klubin e Barcelonës, Lionel Messit i përkthehen në epitetin “më i miri i të gjitha kohërave”.

Një statistikë e fundit nga Mundo Deportive ka treguar se Messi ka pasur ndikim edhe në demografinë katalonase, transmeton lajmi.net.

Kjo, ngase emri ‘Leo’ ka përjetuar një rritje prej 3927.27 për qind që prej kohës kur Messi debutoi me FC Barcelonën.

Njëri nga futbollistët më të mëdhenj në histori nuk prin në listën e emrave, ngase “Marc”, “Alex” dhe “Pol” mbeten opsionet më të përzgjedhura nga prindërit katalonas. /Lajmi.net/