Fakte për vendin që qeveria amerikane nuk po lejon të vizitohet

'Area 51', zona e cila nuk po lejohet të futet në të, ka qenë temë diskutimi nëpër rrjete sociale.

Fun

14/07/2019 22:59

Megjithatë, çfarë dini ju për këtë vend? Më poshtë mund të gjeni disa fakte interesante për vendin misterioz, transmeton lajmi.net.

1. Emri

Zona 51 mori emrin e saj, sepse ajo ishte zona e 51-të e Komisionit të Energjisë Atomike.

2. Strukturë e Armëve Bërthamore

Është raportuar se zona është përdorur për testim të armëve bërthamore me qindra raste dhe është pjesë e Zonës së Sigurisë Kombëtare të Nevadas.

3. Lidhja me Roswell-in

Përplasja legjendare e UFO-ve në Roswell të Nju Meksikos më 1947, më vonë u shpjegua nga qeveria e SHBA-ve si përplasje e tullumbaceve të motit.

4. Mos-lejimi i vizitorëve

Zona 51 është rreptësisht e ndaluar të shkelet nga vizitorët. Askush nuk lejohet as brenda parametrit të zonës.

5. Dokumentet e CIA

Ushtria ka mbetur e heshtur në çështjen e Zonës 51 gjatë viteve, pavarësisht nga pretendimet e shumta për gjërat që ndodhin atje. Megjithatë, në vitin 2013, një raport i deklasifikuar nga CIA publikisht e njohu bazën për herë të parë në shtyp dhe zbuloi disa nga testimet që dyshohet se u zhvilluan atje. Pjesa më e madhe e informacionit në raport u redaktua në masë te madhe, por agjencia pranonte se ata po punonin me aeroplanë spiun. /Lajmi.net/