Fajin për gjendjen në Spitalin e Ferizajt, Azemi ia adreson qeverisjes lokale dhe qendrore: Nevoja për ndryshim është urgjente
Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka reaguar pas raportimit të REL-it në lidhje me gjendjen në Spitalin e Ferizajt. Azemi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo “tregon më së miri qasjen e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve”. “Papastërtia që shihet edhe…
Lajme
Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka reaguar pas raportimit të REL-it në lidhje me gjendjen në Spitalin e Ferizajt.
Azemi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo “tregon më së miri qasjen e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve”.
“Papastërtia që shihet edhe në këtë video, pajisjet e vjetruara dhe kushtet e papranueshme nuk janë thjesht pasojë e neglizhencës së spitalit, por e një sistemi që nuk investon tek njerëzit dhe nuk siguron standardet themelore. Nevoja për ndryshim është urgjente”, ka shkruar Azemi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: