Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut, me mesazh për babanë e tij për 28 Nëntorin: Teksa flamuri i kuq e zi valon krenar, ti dhe shokët e idealit po qëndroni me dinjitet para padrejtësisë në burgun e Hagës
Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliu, ka publikuar një mesazh emocionues për babanë e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes publike të UÇK-së. Në mesazhin e tij, Fahri ka shkruar se babai i tij dhe shokët e idealit po qëndrojnë me dinjitet përballë padrejtësisë, ndërsa…
Lajme
Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliu, ka publikuar një mesazh emocionues për babanë e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes publike të UÇK-së.
Në mesazhin e tij, Fahri ka shkruar se babai i tij dhe shokët e idealit po qëndrojnë me dinjitet përballë padrejtësisë, ndërsa ndodhen në paraburgim në Hagë, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar sakrificën e tyre dhe kontributin e tyre për lirinë e shqiptarëve, duke shprehur besimin se nëntorët e ardhshëm do të festohen bashkërisht, me zemrat dhe duart e bashkuara nën flamurin kuqezi.
Postimi i plotë:
Urime 28 Nëntori, babloki ynë Fadil Fazliu!
Në këtë ditë të shenjtë për kombin, teksa flamuri i kuq e zi valon krenar, ti dhe shokët e idealit po qëndroni me dinjitet para padrejtësisë në burgun e Hagës.
Ju, që ia dhatë zemrën lirisë së shqiptarit, sot jeni dëshmia më e pastër e sakrificës dhe e besës.
Krenari e përjetshme për të gjithë ata që luftuan për lirinë e shqiptarëve.
Besojmë fort se nëntorët e ardhshëm do t’i festojmë bashkërisht me ju, me zemrat dhe duart e bashkuara nën flamurin kuqezi.
Liri dhe drejtësi për gjithë çlirimtarët!
./lajmi.net/